INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"E dua bos"/ Antonela e Big Brother kapet MAT me djalin misterioz pas deklaratës që trazoi rrjetin

Publikuar më: 16:36 15-11-2022

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip, Antonela Berisha vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë pas deklaratës së bujshme se nuk lidhet me "varfanjakë". Disa javë më parë ajo tha se i dashuri i saj duhet të jetë bos dhe ajo të mos ketë mungesa në aspektin ekonomik. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë... dhe kështu duket se është edhe ky rast.

Berisha është fotografuar në zonën e ish-Bllokut nga një djalë i panjohur, ndërsa Tema shkruan se mendohet se është i dashuri i saj.

”Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, deklaroi ajo pak javë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002