INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“E bukura dhe Bisha” sjell momentin e parë gay në historinë e Disney [FOTO]

“E bukura dhe Bisha” sjell momentin e parë gay në historinë e Disney [FOTO]

Publikuar më: 15:37 01-03-2017

E prisnit të vinte kjo ditë?

Gjithçka është zbuluar nga vetë protagonistët dhe regjisori Bill Condon. Emma Watson dhe Dan Stevens kanë zhveshur kostumet e tyre të përrallave për të pozuar për revistën Attitude. Por ata nuk ofruan vetëm pamjen e tyre tërheqëse për faqet e kësaj revisteje, por edhe disa detaje interesante rreth filmit klasik të shumëpritur.

Gjithçka fillon me Dan Stevens, i cili tregon se pse mendon që protagonistët e filmit janë shumë popullorë në komunitetin LGBT. “Është për shkak të ndjenjës së përndjekjes. Belle shihet si e çuditshme brenda komunitetit të saj, një vajzë që lexon, krijon gjëra dhe është shumë e zgjuar për nivelin lokal, ndërsa Bisha përndiqet për shkak të paraqitjes së  tij të jashtme” ishin fjalët e Stevens.

bst2.jpg

Më pas ishte vetë regjisori Bill Condon, i cili ka konfirmuar praninë e momentit të parë gay në historinë e Disney. Bëhet fjalë për LeFou, ndjekësin besnik të antagonistit Gaston, i cili luhet nga aktori Josh Gad. “LeFou është një dikush që një ditë dëshiron të jetë Gaston, ndërsa ditën tjetër dëshiron të puthë Gastonin. Ai është dikush i cili nuk e di se çfarë do dhe zbulon rrugës që ka këto ndjenja, të cilat konkretizohen në fund me një moment ekskluziv gay në një film Disney” tregoi Condon. Një ndryshim epokal, që ka detyruar edhe Disney-n t’i përshtatet tendencave të kohës.

bst3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.001535177230835