INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk do ta besoni kush është aktorja më e urryer në Hollywood [FOTO]

Nuk do ta besoni kush është aktorja më e urryer në Hollywood [FOTO]

Publikuar më: 21:34 28-02-2017

Të themi të drejtën, ishte diçka që pritej të ndodhte.

“Shkëlqimi dhe rënia e Angelina Jolie!”. Kjo do të ishte shprehja ideale për të përkufizuar këtë situatë të Jolie. Ajo mund të jetë një ndër aktoret më të mira, në Hollywood, me shumë role impresionuese, por nuk është më e tillë për kolegët e saj. Arsyeja për këtë është pikërisht sjellja e saj arrogante dhe planet për ta diskredituar ish-burrin e saj, Brad Pitt. Duke u nisur nga kjo, Radar Online bën me dije se, kolegët ia kanë kthyer shpinën aktores hollivudiane dhe ajo është shndërruar në yllin më të urryer në Hollywood.

Pas shkurorëzimit të tyre, mësohet se pjesa më e madhe e aktorëve janë në “Pitt Team”, pasi nuk u kanë pëlqyer përpjekjet e Jolie për një fushatë diskreditimi ndaj ish-burrit.

Mbështetja e tyre për Brad u duk qartë edhe në ceremoninë Golden Globes, ku në momentin që ai u ngjit në skenë, kolegët shpërthyen me ovacione. 

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227