INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy vite në arrati, dorëzohet Klement Balili, Lleshaj: Kemi në duar njeriun më të kërkuar

Dy vite në arrati, dorëzohet Klement Balili, Lleshaj: Kemi në duar njeriun më të kërkuar

Publikuar më: 13:22 15-01-2019

I shumëkërkuari, i ashtuquajturi “Escobar i Ballkanit’ Klement Balili zyrtarisht është në duart e Policisë së Shtetit. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i cili në një deklaratë për mediat u shpreh se Klement Balili i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është dorëzuar në Polici.

‘Policia shqiptare ka finalizuar sot një operacion të gjatë, të ndërlikuar dhe shumë të rëndësishëm për dorëzimin e Balilit në bashkëpunim me partnerët dhe shërbimin sekret pas një procesi gjurmues. Nga sot policia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa partnerët tanë marrin një lajm të rëndësishëm dhe mesazh të qartë për Shqipërinë që duam. Nga sot drejtësia shqiptare merr në duar të shumëkërkuarin Klement Balili. Arrestimi është provë e qartë se Policia e Shtetit është në nivel të lartë gatishmërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Një tjetër rrugë më të mirë për ta nuk ka dhe nuk do të ketë, të gjithë jemi të motivuar për të vijuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë që kanë mundësuar që personi në fjalë të vetë dorëzohet në policinë e shtetit” tha ai.

Balili ka qenë i shpallur në kërkim prej më shumë se dy vjetësh dhe deri në kapjen e tij ditën e sotme, kanë dështuar 15 operacione policore.

Article Logic
Execution time: 0.0037899017333984