INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa operacione policie shkuan dëm për kapjen e 'peshkut të madh' Klement Balili

Ja sa operacione policie shkuan dëm për kapjen e 'peshkut të madh' Klement Balili

Publikuar më: 13:02 15-01-2019

Vetëdorëzimi i Klement Balilit erdhi si i papritur, pasi Balili prej një kohe të gjatë ka qenë në kërkim nga policia. 14 operacione nga Policia e Shtetit dhe shumë kosto financiare nga buxheti i shtetit për kapjen e Klement Balilit kanë dështuar.

Dhe pikërisht tani, kur policia nuk po arrinte të finalizonte arrestimin e tij, Klement Balili i cilësuar si Eskobari i Ballkanit vendosi të vetëdorëzohet.

Balili është shoqëruar në policinë e Tiranës nga nipi i tij Rigels Balili, njëherazi kryebashkiak i Delvinës.

Ambasadori amerikan Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Balilit duke e cilësuar një “Peshk të Madh” e mesa duket “peshku” aq shumë i kërkuar, ka vendosur të bjerë vetë “në rrjetë”.

Klement Balili, emri më i kërkuar nga policia e shtetit që nga dhjetori 2016 është akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Në momentin që u shpall në kërkim, Balili, atë kohë 43 vjeçar (sot në moshën 46 vjeçare), ishte drejtor i transporteve në qytetin e Sarandës. Ai së bashku me familjarët e vet ka në pronësi disa biznese ndërkohë që prej më shumë se dy vitesh ai besohet se ishte fshehur në Shqipëri, dhe nuk ka dalë asnjëherë nga Shqipëria.

Operacioni i fundit për kapjen e tij ka ndodhur në tetorin e vitit 2018 por pa rezultat.

Duket se sa i përket përpjekjeve të policisë, ato kanë qenë gjithmonë të dështuara. Por sic duket për momentin Klement Balili, ka vendosur të vetëdorëzohet duke qenë se prej shumë kohësh ka jetuar në arrati.

Article Logic
Execution time: 0.0040218830108643