INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi u dekretua ministër, Lleshaj zbarkon në Lezhë, takim me…

Pasi u dekretua ministër, Lleshaj zbarkon në Lezhë, takim me…

Publikuar më: 17:20 17-11-2018

Vetëm një ditë pasi presidenti Meta vendosi të dekretojë Sandër Lleshaj ministër të Brendshëm, ky i fundit mesditën e sotme ka udhëtuar për në Lezhë ku zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë së qarkut.

Takimi në Drejtorinë e Policisë zgjati rreth një orë e gjysmë e në qendër të bisedës ishte lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës. Në përfundim të takimit ministri i ri nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim për mediat.

Ky është takimi i katërt i Lleshajt që pas marrjes së detyrës si zv.ministër i Brendshëm me strukturat e policisë. Më herët ai ka zhvilluar takime në Shkodër, Durrës e Elbasan, disa prej qyteteve të përmendura shpesh për nivelin e lartë të kriminalitetit.

Sandër Lleshaj i emëruar nga kryeministri Edi Rama si zv/ ministër pas refuzimit të dekretit të parë nga Meta në ditët në vijim pritet që të marrë plotësisht kompetencat e institucionit, pasi mbrëmjen e djeshme Presidenti firmosi dekretin e dytë duke e pranuar si ministër të Brendshëm.

Në reagimin e tij kreu i ekzekutivit e cilësoi vendimin e presidentit një shembull kuptimplotë i faktit se ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë. Ndërsa kryetari i opozitës Basha u shpreh se Ministria e Brendshma ka shkuar për dreq.

Article Logic
Execution time: 0.0022690296173096