INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy shokë për kokë. Putin qeras me akullore Erdogan [VIDEO]

Dy shokë për kokë. Putin qeras me akullore Erdogan [VIDEO]

Publikuar më: 11:01 28-08-2019

Dy liderë shumë të kontestuar nga bota perëndimore por ata asnjëherë nuk e fshehin dakortësinë mes tyre.

Edhe me detaje shumë të vogla.

Presidenti rus Vladimir Putin shkruan Rutply e ka qerasur homologun e tij, Recep Tayyip Erdogan me një akullore teksa dy krerët e shteteve inspektuan pajisjet e aviacionit rus në aeroportin Zhukovsky.

Liderët vendosën të pushonin pak duke u shkëputur nga pajisjet e rënda ushtarake për t’u ëmbëlsuar me një akullore jashtë aeroportit.

Në një video shihen të dy presidentët teksa i afrohen një tezge që shiste akullore e më pas dilema për të zgjedhur mes asaj me shije çokollate apo me qumësht.

Bujarisht Vladimir Putin paguan edhe akulloren e homologut turk, ndërsa shton me shaka se kusuri duhet t’i jepet Ministrit rus të Industrisë dhe Tregtisë për “zhvillimin e aviacionit”.

Article Logic
Execution time: 0.0039551258087158