INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moska digjet nga protestat, Putin nuk e ndal aventurën e tij me natën e ujqërve [VIDEO]

Moska digjet nga protestat, Putin nuk e ndal aventurën e tij me natën e ujqërve [VIDEO]

Publikuar më: 14:52 11-08-2019

Ndërsa protestat masive antiqeveritare kanë pushtuar Moskën, duket se presidenti Putin e vijon aventurën e tij .

Njohur si një tip shumë sportiv këtë herë Putin ka zgjedhur të bëjë xhiro me motor së bashku me grupin e motorristëve Night Ëolves

Presidenti bëri udhëtimin si pjesë e një shfaqje vjetore të organizuar nga motorçiklistët, të cilët janë aleatë të ngushtë me Putin dhe janë mbështetës të fuqishëm të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Ai hipi në një biçikletë Ural së bashku me udhëheqësin e grupit nacionalist të motorëve Aleksander Zaldostanov, i njohur më mirë si 'Kirurgu'.

Duke folur me një turmë të adhuruesve të motorëve në Sevastopol, presidenti komplimentoi grupin për dhënien e një shembulli të shkëlqyeshëm për rininë e vendit.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra njerëz në Moskë dhe qytete të tjera protestuan kundër qeverisë së Putinit pas shkeljeve të zgjedhjeve lokale. Rreth 275 persona u arrestuan në të gjithë vendin.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057