INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E dashura e fshehtë e presidentit lind binjakë! Rritet kurioziteti[FOTO]

E dashura e fshehtë e presidentit lind binjakë! Rritet kurioziteti[FOTO]

Publikuar më: 16:33 21-05-2019

Prej kohësh në mediat botërore përflitet se Alina Kabaeva, është partnerja sekrete prej shumë kohësh e Vladimir Putin. Për të së fundmi është mësuar se ka lindur binjakë. Bukuroshja njihet si fituesja e medaljes së artë në Lojërat Olimpike. Ajo nuk e ka konfirmuar deri më sot lidhjen me Putin, ndërsa Kremlini kurrë nuk diskuton mbi jetën private të presidentit të divorcuar.

Miq të 36-vjeçares, pretendojnë se ajo ka një familje të fshehtë me Putin. Një fakt që ata kanë lidhje është se i gjithë kati i katërt, zona VIP, në spitalin Kulakov Research Centre for Obstetrics, Gynaecology and Perinatology u pastrua këtë muaj për t’u akomoduar Kabaeva dhe presidenti.
Gazeta e madhe ruse, Moskovsky Komsomolets, publikoi historinë në faqen e saj të internetit por pas pak minutash e fshiu. Po gjithësesi lajmet shpërthyen në internet me dni.ru që shkruan: “Alina Kabaeva lindi binjakë dhe zhduket”.
Ndërsa Sergei Kanev, një gazetar investigativ pranë shërbimeve të inteligjencës ruse, lajmëroi se ajo lindi dy djem.

Alina_Kabaeva-putin1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262