INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dy investitorët mashtrues indianë ''trazojnë ujrat'' mes Presidencës dhe Qeverisë shqiptare

Dy investitorët mashtrues indianë ''trazojnë ujrat'' mes Presidencës dhe Qeverisë shqiptare

Publikuar më: 22:48 22-03-2019

Presidenca ka sqaruar për nënshtetësinë që iu është dhënë dy vëllezërve indianë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me miliona dollarë në Indi.

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi thotë se nënshtetësia për indianët Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, është dhënë me propozim të Ministrisë së Turizmit për investimet e tyre elitare në vendin tonë. Dy indianët kanë arritur që përmes mashtrimit të "rrëmbejnë" më shumë se 700 milion dollarë e më pas kanë ardhur në Shqipëri, ku janë paisur pa asnjë problem me shtetësi shqiptare, edhe pse ishin në kërkim ndërkombëtar.

Reagimi i zëdhënësit të presidentit:

Sqarim mbi dhënien e shtetësisë shqiptare për z.Nitin Jayantilal Sandesara dhe z. Chetankumar Jayantilal Sandesara. Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”.

Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0034141540527344