INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Biznesi i huaj nuk reziston në Shqipëri, pas një viti aktivitet ikën

Biznesi i huaj nuk reziston në Shqipëri, pas një viti aktivitet ikën

Publikuar më: 12:35 03-12-2018

Biznesi i huaj nuk ka gjetur klimë të mirë për të ushtruar aktivitetin në Shqipëri. Statistikat zyrtare tregojnë që shumë biznese aktive kanë rezistuar vetëm 1 vit. Të dhënat janë negative edhe sa i përket biznesve të reja të huaja në Shqipëri, pasi ata që janë larguar kanë dëmtuar imazhin e vendi tonë.

Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2017 në Shqipëri ishin aktive 3.704 ndërmarrje të huaja, nga 4.024 në 2016-n. Pra, në harkun e një viti janë larguar 320 biznese me pronarë të huaj. 

Po dhe brenda një viti numri i ndërmarrjeve të reja me pronarë të huaj është përgjysmuar në 2017-n. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017 në Shqipëri u regjistruan 594 biznese të huaja, një shifër kjo e përgjysmuar krahasuar me një vit më parë.

Sipas INSTAT në vitin 2016 në Shqipëri u regjistruan 1204 biznese të reja të huaja, pra diferenca është prej 610 biznese më pak në vitin 2017. 

Të ndarë sipas sektorëve, rënie të ndjeshme kanë pësuar prodhuesit e shërbimeve dhe tregëtia. Ndërkohë, sektori i komunikacionit ka qëndruar në shifra të njëjta dhe po kështu akomondimi dhe shërbimi ushqimor.


Investitorët e huaj shpesh herë kanë argumentuar se në Shqipëri gjejnë shumë barriera burokratike dhe mungesën e një sistemi drejtësie efikse për zgjidhjen e konflikteve.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881