INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duken si çift brenda shtëpisë, por të afërmit e tyre s’duan që Kiara dhe Luizi të jenë bashkë? Ky DETAJ po çudit fansat

Duken si çift brenda shtëpisë, por të afërmit e tyre s’duan që Kiara dhe Luizi të jenë bashkë? Ky DETAJ po çudit fansat

Publikuar më: 20:26 31-01-2023

Marrëdhënia e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos po zhvillohet çdo ditë në sytë e publikut që i ‘monitoron’ çdo minutë. Këngëtari ka shprehur që në fillim pëlqimin për Kiarën, ndërsa kjo e fundit ka qenë pak më e tërhequr në shprehjen e ndjenjave kundrejt tij. Megjithatë, Kiara ka thënë se “deri diku” ka një pëlqim dhe e do Luizin.

Brenda “Big Brother” marrëdhënia e tyre është më e qartë dhe dyshja janë kujdesur që t’i sigurojnë të gjithë që kanë një ndjenjë ose pëlqim për njëri-tjetrin, duke kaluar kohë bashkë dhe shpeshherë duke dhurar edhe momente romantike.

Mirëpo çfarë po ndodh jashtë?

“Big Brother” do të mbarojë dhe Luizi dhe Kiara kanë deklaruar (deri më tani) se njohja dhe marrëdhënia e tyre do të vijojë edhe jashtë formatit. Por, njerëzit e tyre “të besuar” nuk mendojnë kështu. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga veprimet e tyre.

Luizi dhe Kiara kanë secili llogari zyrtare në Instagram, ku numërojnë mijëra ndjekës. Qindra faqe janë hapur vetëm me emrin e tyre, ku shpërndahen momentet romantike dhe gazmore të tyre në shtëpi. Por në profilet e tyre në rrjetin social, personat që menaxhojnë llogaritë as nuk i kanë ndjekur në Instagram. Pra Kiara nuk e ndjek Luizin, dhe as Luizi Kiarën. Arsyet nuk janë ende të qarta.

Marrëdhënia e tyre brenda nuk reflektohet aspak jashtë dhe këtu nuk flasim thjesht për një ‘folloë’, por edhe për vëmendjen dhe postimet që i kushtojnë menaxhuesit e llogarive, momenteve të Kiarës dhe Luizit.

Në një vështrim të bërë nga “Iconstyle”, vihet re se në llogarinë e Luizit nuk shfaqet askund Kiara përveç një rasti kur ajo dhe këngëtari po diskutonin emra për bebe. Postimi shoqërohet me mbishkrimin, “Si ju duken emrat e përzgjedhur nga Luizi?”, ndërsa Kiara nuk përmendet askund. Gjithashtu vlen të përmendet se në llogarinë e Luizit është edhe një postim me Tean, kur dyshja realizuan këngë së bashku për “Talent Shoë-n” e realizuar në shtëpi, ku u shpallën edhe fitues, shkruan iconstyle.

Nga ana tjetër, Instagrami i Kiarës, i cili menaxhohet nga shoqja e saj Liesa Haxhiasllani, ka vetëm foto të moderatores, përveç një videoje me Luizin. Videoja në fjalë është ajo e ditëlindjes së Kiarës, ku Luizi i bëri një surprizë. Në fakt, ky postim krijoi polemika disa ditë më parë, pasi nuk u postua menjëherë. Ishin fansat që kritikuan personin që menaxhon llogarinë e Kiarës, në këtë rast Liesën, se pse nuk e kishte postuar momentin e surprizës së Luizit, pasi ai ishte organizatori i të gjithave. Pra, edhe ku postim i vetëm që ka me Luizin, është ‘i detyruar’ nga fansat e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266