INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Dua vajzë’/ Olta Gixhari zbulon si duket partneri dhe planet për fëmijën e dytë!

‘Dua vajzë’/ Olta Gixhari zbulon si duket partneri dhe planet për fëmijën e dytë!

Publikuar më: 15:29 08-09-2022

Olta Gixhari, partneri i saj dhe djali i tyre Amar, jeton prej disa kohësh në Spanjë. Në një intervistë për “Goca dhe Gra”, artistja ka folur për jetën e saj në Spanjë dhe ka treguar për planet për të ardhmen.

Ajo tha se dëshiron të ketë një fëmijë tjetër dhe të organizojë një dasmë.

“Uroj ta kem vajzë, por kam plan të bëj edhe një fëmijë tjetër. Dasmën nuk e kam menduar. Edhe kur e mendoj veten nuse, e mendoj me shalë jashtë gjithmonë”.

Olta ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private dhe partnerin nuk e ka bërë asnjëherë publik. Për “Goca dhe Gra”, ajo pranoi të përshkruante tiparet e tij, ndërsa një vajzë e talentuar në studio pikturoi portretin, që Olta tha se i ngjan të dashurit të saj.

6430F557 E1E9 4198 9885 6F6C4478104B

 A73F7261 CAF0 4B2F 8C34 6F8E4BAB7CCF

“Sytë i ka shumë të bukur. I ka kafë, si me bisht. Sytë kanë qenë gjëja e parë që më kanë goditur tek ai. Ka hundë shumë të rregullt, buzët i ka të trasha por i fsheh. Ka pak mjekër, nuk është i rrumbullakët në fytyrë. Nuk është as shumë i gjatë. Është shumë i qeshur”.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709