INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa vjen në Kosovë, pritje spektakolare nga Behxhet Pacolli  [FOTO]

Dua Lipa vjen në Kosovë, pritje spektakolare nga Behxhet Pacolli [FOTO]

Publikuar më: 12:26 02-08-2016

Koncerti humanitar që këngëtarja Dua Lipa do të mbajë në Kosovë, u vu në qendër të vëmëndjes së mediave por jo vetëm.

Janë të shumtë ata që mezi presin ta shohin performnacën e Duasë në skenë, por është edhe dikush tjetër i cili ka treguar një respekt të vecantë ndaj saj. Biznesmeni kosovar Behxhet Pacolli ka ofruar aeroplanin e tij privat për ta sjellë Duan në Kosovë dhe më pas edhe ta dërgojë atë në Tiranë. Lipa do ta mbajë koncertin e saj në datën 9 gusht në parkun e Gërmisë e një ditë më pas, do të performojë edhe në Tiranë. Kjo do të shënojë edhe performancën e saj të parë në Shqipëri. Me siguri do të jenë dy ditë për tu mbajtur mend. 

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318