INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa përfundon në gjykatë, zbulohet ARSYEJA!

Dua Lipa përfundon në gjykatë, zbulohet ARSYEJA!

Publikuar më: 21:27 23-06-2022

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka përfunduar në gjykatë për një foto të postuar në Instagram. Fotografi Robert Barbera e ka hedhur në gjyq Duan me pretendimin se këngëtarja ka shkelur të drejtën e autorit duke e postuar këtë foto pa lejen e tij.

Bëhet fjalë për një foto të bërë nga Roberti në korrik të vitit 2018 ku Dua shfaqet e veshur me të zeza duke ecur në rrugë.

 

“Pa leje ose autorizim nga paditësi, i pandehuri zgjodhi, kopjoi dhe shfaqi vullnetarisht secilën nga fotografitë e mbrojtura nga e drejta e autorit të paditësit”, thuhet në padi. 

Kjo nuk është hera e parë që Dua paditet për një foto pasi edhe vitin e kaluar bëri të njëjtën gjë.

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162