INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa koncert falas në Tiranë, zbulohet data dhe detajet

Dua Lipa koncert falas në Tiranë, zbulohet data dhe detajet

Publikuar më: 14:32 16-11-2022

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

"Morëm një super lajm se Dua Lipa, mikesha jonë e Tiranës dhe Shqipërisë, ka vendosur ta mbyllë turin e saj botëror në Tiranë, në datën 28 Nëntor, me një koncert falas për të gjithë. Do të festojmë Ditën e Flamurit dhe Festën e Pavarësisë, por edhe mbylljen e një viti të mrekullueshëm për Tiranën si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, për t’ia kaluar stafetën titullit “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Do të festojmë siç i ka hije një qyteti", tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328