INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Drogë në Vlorë, PD sjell pamjet nga helikopteri. Reagon policia...[VIDEO]

Publikuar më: 13:43 29-07-2016

Sekretari për Aksionin Qytetar, i PD, Ervin Salianji, ka publikuar pamje të xhiruara një ditë më parë me helikopter ku duken qartë parcela të mbjella me kanabis. Sipas tij  pamjet nga ajri janë xhiruar në Luginën e Lumit të Vlorës dhe ai shton se kjo zonë është shndërruar në Luginën e Kanabisit.
Salianji lëshoi akuza të drejtpërdrejta për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke thënë se kjo është dëshmia e mbulimit të vendit me drogë e rritjes së përditshme të këtij biznesi kriminal, që drejtohet nga Saimir Tahiri.
“30 përqind e fitimit të çdo bime të mbjellë, ndahet mes shefave të policisë dhe Tahirit. Ky është pazari që garanton mbjelljen, rritjen, korrjen dhe transportin e drogës. Pamjet janë filmuar pikërisht në zonën e Lumit të Vlorës, aty ku habilajt e Tahirit kanë kontroll absolut mbi territorin”, deklaroi Salianji.

Për këtë video reagoi dhe policia që nuk mohon fakte por ka një varjant tjetër. Sipas Policisë pamjet e transmetuara nga PD janë xhiruar nga vetë ata si pjesë e hetimeve dhe asgjësimit të kanabisit.

“Policia e Shtetit falënderon subjektin politik që me deklaratat dhe pamjet e shfaqura sot u bën jehonë aksioneve të Policisë së Shtetit dhe luftës së pandërprerë kundër kultivimit të narkotikëve.  Pamjet që u transmetuan sot nga PD janë filmuar nga vetë Policia e Shtetit si pjesë e punës intensive për dosjen hetimore përkatëse. Bazuar mbi këto hetime (përfshirë edhe pamjet) u zhvillua aksioni për asgjësimin e këtyre bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të shkeljes së ligjit. Ndërkohë, Policia e Shtetit bën me dije se kanë nisur verifikimet dhe do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore e penale të gjithë  punonjësit e policisë, të cilët kanë nxjerrë sekretin hetimor, duke ekspozuar detaje të një dosje në hetim”, thuhet në reagimin e Policisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938