INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drake përulet para Eminem, performojnë së bashku në Detroit [VIDEO]

Drake përulet para Eminem, performojnë së bashku në Detroit [VIDEO]

Publikuar më: 20:22 17-08-2016

Thuajini mirupafshim çdo këngë diss që supozohej mes Drake dhe Eminem, sepse Drizzy kishte një të ftuar suprizë në koncertin e tij në Detroit. As më shumë dhe as më pak se Eminem. Jo vetëm që Drake ndau skenën më të, por edhe e vlerësoi si “Reperin më të madh të të gjitha kohërave”.

Çfarë grindje? 29 vjeçari Drake, tregoi se ai ende përulet me respekt para “Zotit të Rap-it”, i cili u shfaq në skenë së bashku me Drizzy, duke emocionuar fansat e shumtë, të cilët me siguri do të ishim më të shumtë në numër, nëse e dinin se do të performojë edhe 43 vjeçari Eminem.

Ai u ngrit në skenë nëpërmjet një platforme, ndërkohë që turma në Joe Lewis Arena u “tërbua”, teksa ai përformoi së bashku me Drake, këngën “Forever”.

Pas përfundimit të këngës, Drake, u përul, ndërkohë që Eminem, u kërkoi fansave të qytetit të tij, të bënin zhurmë për reperin 29 vjeçar. Sigurisht që edhe Drake i ktheu nderin duke u kërkuar atyre të bëjnë zhurmë për reperin më të madh të të gjitha kohërave.

Rap-i nuk ka pasur ndonjëherë një moment kaq epik, që me siguri do të mbahet mend në histori, si një nga bashkëpunimet më të mira live! E kush nuk do donte të ishte i pranishëm aty, duke dëgjuar këto dy “pesha të rënda” të Rap-it.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279