INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëheqjet e para të kabineteve të ministrave teknikë

Dorëheqjet e para të kabineteve të ministrave teknikë

Publikuar më: 16:37 04-07-2017

Sot kanë nisur të japin dorëheqjet e para stafet e kabineteve teknike të ministrave. Dy këshilltarët e Ministrit të Brendshëm kanë dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari i kanë paraqitur ditën e sotme dorëheqjen Ministrit Demiraj. Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari u morën si këshilltarë në Ministrinë e Brendshme menjëherë sapo Dritan Demiraj u emërua Ministër i Brendshëm. Po kështu dhe në Ministrinë e Financave është dorëhequr Asllan Shehra, këshilltar i Ministres Teknike Helga Vukaj dhe në vendin e tij është emëruar Eriselda Prishta.
Deri tani, as zëvendës kryeministrja teknike dhe as 6 ministrat teknikë të propozuar nga Partia Demokratike nuk janë larguar nga detyra.
Ministrat teknikë u emëruan në detyrë më 19 Qershor, një ditë pas paktit Rama-Basha e me sa duket dhe detyrës së tyre po i vjen fundi, pasi PS fitoi zgjedhjet vetëm.

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457