INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ç’do ndodhë me ministrat teknikë që iu mbaroi misioni?[VIDEO]

Publikuar më: 14:26 29-06-2017

Kyeministri Rama në datë 1 qershor tha se ministrat teknikë nuk do të jenë më të tillë pas 25 qershorit nëse PS fiton zgjedhjet.
E në fakt sot që është data 29 kjo nuk ka ndodhur. Zëvendëskryeministrja dhe 6 ministrat teknikë apo dhe shumë drejtorë, që u emëruan pas marrëveshjes Rama-Basha të 18 majit edhe sot janë në detyrë. Madje burime të In Tv pranë ministrive thonë se ata nuk kanë marrë asnjë njoftim se kur do të lënë karriget.
Funksioni i këtyre ministrave ishte të monitorojnë fushtën dhe procesin zgjedhor dhe asgjë më shumë. Ndaj tani që detyra e tyre përfundoi lind vetiu pyetja se çfarë janë duke bërë ata nëpër ministri, kur s’kanë asnjë të drejtë vendimarrje?

Mësohet se ministrat teknikë  nuk e kanë në plan të japin dorëheqjen të paktën deri në formimin e qeverisë së re, me argument se janë dekretuar nga presidenti dhe do ta respektojnë atë.

Sidoqë të shkojë fati i tyre Ministrat teknikë, Dritan Demiraj, Helga Vukaj, Gazmend Bardhi, Mirela Karabina, Arben Beqiri, Xhuljeta Kërtusha dhe zv.kryeministria Ledina Mandija kanë më shumë se një muaj në detyrë e do mbahen mend për pushime masive nga puna dhe dërgim të shumë punonjësve para drejtësisë, pasi u përfshinë në fushatën eklektorale.

Article Logic
Execution time: 0.0033080577850342