INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorë për dorë me Eduartin, shihni si duket Arbana Osmani në ditët e fundit të shtatzënisë! [FOTO]

Dorë për dorë me Eduartin, shihni si duket Arbana Osmani në ditët e fundit të shtatzënisë! [FOTO]

Publikuar më: 14:34 25-09-2020

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani po pret plot emocion të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Edhe pse ka qëndruar aktive në rrjete sociale, duke ndarë edhe detaje nga shtatzënia, barkun moderatorja ka preferuar të mos e tregojë nëpër foto.

Megjithatë së fundmi "iconstyle" ka siguruar një foto ku Arbana shfaqet në ditët e fundit të shtatzënisë. E veshur me një fustan të shkurtër me lule ku në sy bie barku i rrumbullakosur, moderatorja shfaqet duke ecur për dore me Eduartin.

Thuhet se Arbana është në pritje të një djali megjithatë çifti ende nuk e ka konfirmuar publikisht gjininë e fëmijës që po presin. Arbana ka treguar se ka vendosur t'i vendosë bebushit emër shqiptar, të cilin mbetet ta zbulojmë pas lindjes.

VSV.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0030550956726074