INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Donte të më vriste fëmijën!'', Fjolla bën deklaratën tronditëse, reagon ish-partneri i saj: Psikopate, drogaxhie…

''Donte të më vriste fëmijën!'', Fjolla bën deklaratën tronditëse, reagon ish-partneri i saj: Psikopate, drogaxhie…

Publikuar më: 14:36 13-03-2023

Fjolla Morina ‘tronditi rrjetin’ me anë të një video-live në Instagram, ku akuzonte ish- partnerin e saj, Fisnik Sylën se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020.

Sipas saj armën e ka vendosur me qëllim hakmarrje, biznesmeni Fisnik Syla. Jo vetëm kaq, por Fjolla ka bërë akuzën e fortë se kanë dashur t’i vrasin fëmjën.

“Arma në Kukës kur më është gjetur nuk është e imja, ka qenë e Fisnik Sylës. Kemi qenë një muaj të lidhur. As një muaj kur më është lutur natën të udhëtojmë, kemi udhëtuar e ka futur në çantën time armën. Së bashku me disa persona në Shqipëri më ka ngritur këtë grackë. Ai nuk ka dashur që të vijë në jetë, vajza ime Alayah. Karriera nuk vlen, fëmija për mua vlen. Thjesht dua të mbroj fëmijën tim, jo karrierën. Fëmija im është më i rëndësishëm se gjithçka. Një duhet ta kapë Fisnik Sylën dhe të tjerët me radhë. Duhet të më ndihmoni, një nënë fëmijësh,”-tha Fjolla në “live”.

Këtyre akuzave të Fjollës së fundmi i është përgjigjur vetë Fisniku. Në një video ai u shpreh se për një njeri si ajo nuk ia vlen as të flasësh.

“Unë nuk kam çfarë të flas për atë njeri. Një njeri që shan nënën e saj, e ul familjen e saj, për mua nuk është njeri dhe nuk ia vlen të flasësh. Unë me njerëz psikopat, drogaxhi nuk flas dhe as nuk merrem,-u shpreh biznesmeni.

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak.

Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e në atë kohë tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725