Finalisti Donald Veshaj, ka përfunduar sot në mbrëmje portretin e komandantit legjendar, Adem Jashari.
Realizimi i portretit është bërë për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Ideja për këtë portret ishte e tij, pasi Vëllai i Madh u kishte kërkuar katër finalistëve të “Big Brother Vip” që të realizojnë diçka për këtë ditë.
Donaldi kishte kërkuar t’i dërgojnë në shtëpi një portret të komandantit Adem Jashari në mënyrë që ta realizonte edhe ai një të tij.
E teksa e finalizoi, ai mori pëlqyeshmërinë e 3 finalistëve të tjerë si fillim e më pas nga publiku në rrjete sociale.
Nëse do shihnit nëpër komente; shumë fansa mezi prisnin reagimin e Beatrix dhe kjo e fundit, sapo ka reaguar. Ajo fton të gjithë të votojnë për të dashurin dhe ndihet mjaft krenare me të për këtë vepër të tij.