Einxhel Shkira është e vetmja banore që u fut më vonë brenda shtëpisë së ‘’Big Brother’’ dhe arriti të futet në finale.
Natën e sotme përfundon spektakli ndërsa mbetet të presim nëse Einxhel do të dalë si fituese apo vetëm finaliste.
Por përveç kontratës që iu ofrua nga Top Channel për një emision të ri, ajo ka thyer një rekord të ‘’Big Brother’’ në të gjithë botën.
Ajo është më e nominuara në historinë e këtij reality show.
Einxhel ka plot 19 nominime, duke kaluar kështu dhe rekordin e Janelle Pierzina në ‘Big Brother America’, e cila ka qenë në nominim 12 herë.
Ndryshe, Einxhel është sonte në garë për çmimin e madh bashkë me Ilirin, Donaldin dhe Beniadën.