Në puntatën e kësaj të enjte në “Përputhen”, Mikela u përplas keq me Rrushen dhe me Erionin. Gjatë debatit të ashpër, ajo shpërtheu ndaj konkurrentes duke thënë:
“Po më lini të flas more vëlla! Do më lini të flas?”
“Më lini të flas” është një ndër shprehjet më të famshme të Donald Veshajt në shtëpinë e “BVIP”, prandaj konkurrentët filluan të qeshnin dhe të duartrokisnin.
Po reagimin e Borës e patë?
Edhe moderatores iu kujtua Donaldi dhe nuk e mbajti dot të qeshurën. “Qetësohu”, i tha ajo Mikelës duke qeshur.