Mbrëmja e djeshme nuk ishte mira për Sara Hoxhën dhe Luixhinon në “DWTS”, të cilët patën edhe një përplasje të vogël me jurinë.
Por ajo që mori vëmendje ishte një thumb nga Donald Veshaj. Donaldi ka postuar në Instastoryn e tij një foto të Sarës nga puntata e ‘Më lër të flas’, ku bukuroshja duket duke qeshur, shumë e lumtur dhe pozitive dhe me një mënyre ka mbështetur Sarën dhe ka ‘thumbuar’ jurinë e ‘DWTS’ për energjinë negative që përcjellin ndaj konkurentëve.
“Kjo është fytyra që juria kërkon që Sara të bëj te ‘Dancing with the Stars’, por që ajo e bën vetëm tek ‘Më lër të flas’. Sepse energjiaaa ka të thotë shumë laleee”-ka shkruar ai në Instastory.









13 Dec 2025 





