Facebook po bëhet aq popullor, sa në këtë rrjet social po ndodh ajo që ndodh në jetën reale. Brenda 50 viteve, përdoruesit e Facebook që do të ndërrojnë jetë, mund të jenë në një numër më të madh se ata që do të jenë gjallë. Të paktën këto janë rezultatet e një studimi nga Instituti i Internetit në Oksford.
”Nëse deri në vitin 2100 rrjeti social nuk tërheq më shumë përdorues nga çfarë ka, së paku 1,4 miliardë përdorues do të jenë të vdekur. Sipas statistikave në vitin 2070 përdoruesit e vdekur në Facebook do të jenë më të shumtë se ata të gjallë”, thanë studiuesit.
Aktualisht, platforma, e themeluar në vitin 2004 nga Mark Zuckerberg, ka 2,2 miliardë përdorues.
Kohët e fundit, Facebook ka njoftuar se do të përdorë inteligjencën artificiale për të identifikuar profilet e njerëzve që kanë ndërruar jetë, në mënyrë që të shmangin, për shembull, njoftimin e miqve për ditëlindjen e atyre që nuk ekzistojnë më.








18 Dec 2025 





