Teksa data e Big Brother Vip Albania 5 po afron, rrjeti po zien për të mësuar emrat e konkurrentëve dhe opinionistëve të këtij edicioni. Në faqen zyrtare të Fan Club Big Brother Vip Albania 5, pas konfirmimit të Françeska Muratit si opinionistja e parë, ka shpërthyer kureshtja për emrin e prezantueses që do të drejtojë programin këtë sezon.
Produksioni ka publikuar një fotografi me disa iniciale, duke ndezur menjëherë debatin në rrjete sociale:
S. Gj – për Sara Gjordenin
E. T – për Egli Takon
K. T – për Kiara Titon
O. N – për Ori Nebijaj
R. R – për Rozana Radin
… dhe një sërë emrash të tjerë që e bëjnë lojën edhe më intriguese.
Mirepo Sara Gjordeni ka qartësuar njëherë e mirë lajmet që po qarkullojnë në rrjet lidhur me përfshirjen e saj në rolin e prezantueses së FunClub BBVA. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ish-banoria e Big Brother tha se ndihet mirënjohëse për të gjitha “mention”-et dhe për mbështetjen që ende merr nga publiku, por theksoi se spekulimet për një “garë” mes emrave janë plotësisht të pavërteta.
Sipas saj, fakti që njerëzit vazhdojnë ta shohin si një figurë me potencial mediatik edhe pas dy vitesh nga pjesëmarrja në Big Brother është diçka që e emocionon, por kjo nuk e ndryshon realitetin: ajo nuk ka qenë dhe nuk është kandidate për të moderuar FunClub-in.
Sara sqaroi se nuk e ka synuar asnjëherë këtë pozicion dhe as nuk e ka shprehur publikisht një dëshirë të tillë. Madje, edhe kur është pyetur për mundësinë e karriges së opinionistes, ajo ka thënë se do të ishte e nderuar, por nuk ka konkurruar kurrë për ta marrë. Gjordeni shtoi se nuk i duket e drejtë që portale të ndryshme shqiptare të përdorin emrin e saj për të krijuar idenë e një gare që, sipas saj, nuk ekziston fare.









11 Dec 2025 





