Në fillim të kësaj jave, pati një përplasje të ashpër mes Mikelës dhe Jurgenit, i cili i tha se “shkon për 5 mijë lekë”. Pas përfundimit të transmetimit, debati mes tyre ka vijuar edhe në prapaskenë.
Në Për’puthen Prime janë bërë publike pamjet kur situata agravoi dhe Mikela goditi me shuplakë Jurgenin ndërsa foli me tone të ashpra duke i thënë “mos mu afro se të vras”.
Mikela: Do të kaloj në ofendime që s’duhet. Kush je ti të më thuash sa shitem unë? Ku ke ti fytyrë të flasësh për mua? E sheh çfarë je? Si vdekësirë je i tëri.
Jurgeni: Je shumë e mirë.
Mikela: Jam unë shumë e mirë?
Pas kësaj e godet me shuplakë dhe largohet.
Mikela: Mos mu afro se të vras.
Jurgeni: Jam shumë i qetë. Vetëm shihë këtu. Femrat duhet t’i vlerësojmë dhe të na shtypin.
Kujtojmë se produksioni largoi Jurgenin përkohësisht, pasi ishin Ada dhe Alvisa të cilat e shpëtuan nga përjashtimi i emisionit, i cili do ishte përfundimtar. Ndërsa Mikela vazhdon programin.