INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do dëbohej, 27-vjeçari shqiptar zgjedh të kalojë me not ujëvarën e Niagarës

Do dëbohej, 27-vjeçari shqiptar zgjedh të kalojë me not ujëvarën e Niagarës

Publikuar më: 14:48 11-08-2019

Një shqiptar është arrestuar nga policia pasi po përpiqej të kalonte ilegalisht në SHBA, për t’i shpëtuar dëbimit në Shqipëri. 27 vjeçari Robert Kutaj raportohet se notoi përmes rrjedhës së poshtme të lumit Niagara, ku ndodhet edhe ujëvara e famshme, në përpjekje për t’iu shmangur dëbimit për në Shqipëri nga Kanadaja.

Një banor kontaktoi autoritetet rreth orës 11:45 minuta të darkës më 3 gusht, duke raportuar se një burrë sapo kishte kaluar nëpër oborrin e shtëpisë së tij duke mbajtur mbi shpinë një çantë të papërshkueshëm nga uji, pasi kishte dalë i lagur nga brigjet e lumit.

Burri thuhet se e pyeti “ku ishte rruga”, si dhe ku ndodhej restoranti Brickyard. Kur policia e gjeti të dyshuarin brenda në Brickyard, ai u raportoi atyre nuk ishte më i mirëpritur në Kanada dhe do të dëbohej përsëri në Shqipëri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031018257141113