INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në radhë për pasaportë bullgare, kryesojnë maqedonasit. Ja renditja e shqiptarëve

Në radhë për pasaportë bullgare, kryesojnë maqedonasit. Ja renditja e shqiptarëve

Publikuar më: 16:22 11-08-2019

“Një total prej 2.566 njerëz kanë marrë nënshtetësinë bullgare në gjashtë muajt e parë të 2019”, sipas të dhënave nga Komisioni për Shtetësi Bullgare në Zyrën e Presidentit të Republikës së Bullgarisë.

“Vitin e kaluar, 3 619 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut morën shtetësinë Bullgare”, shkruan botimi online maqedonas Meta, cituar nga Focus.

Raporti thotë se në vitin 2018, gjithsej 8 362 persona morën nënshtetësi Bullgare në bazë të origjinës bullgare ose përmes natyralizimit.

Nga këto, shumica – 3 619, vinin nga Republika e Maqedonisë Veriore, pas tyre – 1422 nga Ukraina. Grupet e ardhshme më të mëdha janë moldavët dhe izraelitët, disa qindra në total, të ndjekur nga serbët, shqiptarët dhe turqit.

Në mesin e atyre që morën nënshtetësinë bullgare në vitin 2018, ka austriakë, rusë, spanjollë, vietnamezë, sirianë, libanezë, gjeorgjianë, italianë, kanadezë dhe tre kinezë.

Article Logic
Execution time: 0.0041601657867432