INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djema, këto 5 gjëra të tmerrshme do ndodhin me organin tuaj gjenital teksa plakeni

Djema, këto 5 gjëra të tmerrshme do ndodhin me organin tuaj gjenital teksa plakeni

Publikuar më: 13:25 30-01-2017

Jeta është e padrejtë!


Na vjen keq t’ju themi, por duhet të përgatiteni për disa lajme aspak të mira. Këtë herë rradhën e kanë meshkujt dhe gjëja më e keqe më mund t’ju ndodhë në trupin tuaj teksa plakeni lidhet me penisin. Sipas ekspertit Dr. Alex Shteynshlyger, drejtor i departamentit të urologjisë në “New York Urology Specialists” këto janë disa nga gjërat e tmerrshme që do ndodhin më organing tuaj gjenital pas të 40-ave.

Madhësia
Kjo është një temë e ndjeshme. E vërteta është se penisi do të tkurret pak me kalimin e kohës si rezultat i rrjedhës së zvogëluar të gjakut dhe testosteronit. Përderisa një mashkull është duke i mbushur të 60-at apo 70-at, atij mund t’i zvogëlohet gjatësia deri në një centimetër e gjysëm. Në qoftë se një djalë bën ushtrime të barkut, penisi do të shfaqet më i vogël, pa qenë në të vërtet i tillë. Penis fillon në brendi të trupit. Nëse keni dhjam në bark, gjatë ushtrimeve dhjami bien poshtë dhe shtrihet mbi bazën e tij. Kështu barku e mbulon bazën e penisit, duke e bërë atë të duket më e shkurtër seç është në të vërtetë.

Ndjeshmëria
Testosteroni ndihmon në mbështetje të indit nervor. Kur niveli i tij fillon të bie, shoqërohet me rënien e ndjeshmërisë, duke e bërë atë më të vështirë për të arritur orgazëm. Gjithashtu, reaksioni nuk do të jetë aq i vështirë. Kjo është një çështje, përdore ose humbe atë. Meshkujtmund të mbrojnë shëndetin e penisit, duke pasur ereksion çdo ditë. Kjo nuk do të thotë që do të jetë pika e orgazmës, por ereksioni ditor i mbanë arteriet në formë duke sjellë rrjedhën e gjakut në këtë zonë. “Është njësoj sikurse ju nuk shkoni në palestër, muskujt e juaj do të hollohen dhe arteriet tua do të mbyllen. E njëjta gjë ndodh edhe me penisi”, ka thënë ai.

Edhe forma mund të ndryshojë…
Penisët janë në forma dhe madhësi të ndryshme, por gjatë viteve mund të vëreni se përveç madhësisë, edhe forma ka ndryshuar pak. Pra, është krejtësisht normale që meshkujt më të vjetër të kenë penisë të lakuar.

E papritur, por e vërtetë: edhe ngjyra e penisit mund të ndryshojë
Ekziston një sëmundje e cila quhet arteroskleroza, ku arteret bllokohen nga një substancë yndyrore. Kështuqë, qarkullimi i gjakut pamundësohet në zonat vitale, dhe kjo do të thotë se edhe ngjyra e ‘mikut’ tuaj do të ndryshojë. Duke qënë se ka më pak gjak në penis, ai do të duket më i ndritshëm.

Do të keni probleme me urinimin
Kjo e fundit nuk lidhet me seksin, që është disi më mirë, por është diçka shumë e parehatshme. Sipas Dr, Shteynshlyuger, meshkujt janë të predispozuar të vuajnë në masë nga prostata. Kjo është më e përhapur në fillimet e të 40-ave dhe 50-ave. 

Article Logic
Execution time: 0.0020849704742432