INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dje dhe sot, me siguri nuk do ta njihni këngëtaren shqiptare. Ndryshimi drastik që ka pësuar nga ''Kënga Magjike 1'' deri më sot [FOTO]

Dje dhe sot, me siguri nuk do ta njihni këngëtaren shqiptare. Ndryshimi drastik që ka pësuar nga ''Kënga Magjike 1'' deri më sot [FOTO]

Publikuar më: 20:26 28-03-2018

Shpesh herë videot ose fotot e vjetra të vipave ngjallin shumë kureshtje për publikun, por nuk mund të themi se e njëjta gjë vlen edhe për personat publik.

Shpesh herë, personazhe të ndryshëm të showbizit shqiptar, kanë shprehur rezervat e tyre për këto foto apo video që shpesh herë postohen nga fansa të ndryshëm. Por pavarësisht të gjithave kjo është bota e të qenurit i famshëm, herë do gëzohesh, herë do të trishtohesh.

Era Rusi mesa duket nuk e ka aspak problem ta kthejë kokën pas dhe të tregojë me krenari se kush ka qenë. Së fundmi ajo ka postuar një video në Instagram, ku tregon çaste nga hapat e saj të parë në karrierën e saj muzikore.

Në videon e hershme, Era shihet me flokë të shkurtër brune dhe e veshur me një fustan të bardhë, teksa performon e vetme në skenën e festivalit si një këngëtare profesioniste.

-640-0-5abba3f30b93d.png-640-0-5abba3f55a88f.png

Është për tu përmendur se zëri i saj është po aq fantastik sa tani!

 

Article Logic
Execution time: 0.008404016494751