INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djali i Will SMith shpjegon më në fund arsyen pse vesh funde [FOTO]

Djali i Will SMith shpjegon më në fund arsyen pse vesh funde [FOTO]

Publikuar më: 15:48 10-07-2016

Për këdo që ka ndeshur në foto të Jaden Smith dhe ka qenë kurioz për stilin e tij unik (i cili përfshin manikyr dhe funde), tani ka një përgjigje.

Vetë protagonisti ka marrë përsipër të sqarojë zërat që shpesh kanë vënë në diskutim edhe seksualitetin e tij.

17 vjecari ka shpjeguar se është i vendosur në thyerjen e barrierave në stil. Për më tepër ai është shprehur se me këtë që po bën, po merr mbi vete edhe ‘barrën’ e gjeneratave që do të vijnë. “Unë po marr përsipër barrën për ata që do të vijnë më pas, kështu që fëmijët e mi dhe gjeneratat e fëmijëve që do të pasojnë, të mendojnë që disa gjëra janë normale edhe pse në kohën time nuk pritet të jenë” . Shumë vizionar, Jaden! 

“Mësimi më i mirë që kam marrë nga prindërit” ka vijuar djali i aktorit, Will Smith, “është të jem vetvetja me cdo kusht”  dhe nuk kemi si të mos biem dakord me të në këtë pikë.

Article Logic
Execution time: 0.0021660327911377