INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhgënjehet Chris Brown, zhduk foton dhe videot nga Instagrami, anulloi intervistën ... Zbuloni prapaskena të tjera nga koncerti i tij në Durrës [VIDEO]

Zhgënjehet Chris Brown, zhduk foton dhe videot nga Instagrami, anulloi intervistën ... Zbuloni prapaskena të tjera nga koncerti i tij në Durrës [VIDEO]

Publikuar më: 18:04 10-07-2016

Koncerti i Chris Brown në Shqipëri, ka qenë ndoshta ngjarja më e zhurmshme e kësaj jave, por siç duket, “zhurma” ka qenë pikërisht ajo që ka munguar gjatë përballjes së artistit të njohur me publikun shqiptar. 

Në mënyrë të paparashikueshme, ngjitja në skenë e programuar për në orën 11 e 15, është shtyrë dhe jo pak, por 4 orë, për shkak të numrit të vogël të të pranishmëve në koncert. Por edhe në orën 2 kohë kur ka nisur gjithçka, këngëtari me famë ndërkombëtare është pritur si një këngëtar i vogël, me një numër të kufizuar të ndjekësve dhe aspak entuziazmin dhe atmosferën e duhur. I zhgënjyer, ai e ka braktisur koncertin vetëm 22 minuta pas fillimit të tij ndërsa miku i tij, Tyga, që supozohej të këndonte bashkë me të, e ka anulluar gjithçka që në fillim.

  Diçka tjetër që ra në sy, ishte edhe fakti që Chris Brown, fshiu, vetëm pak orë pasi kishte publikuar në Instagram, një foto nga koncerti  i mbajtur në Shqipëri, videon ku përshëndeste shqiptarër si dhe videon ku Rita Ora i kërkonte ndjesë që nuk do të mund ta shoqëronte atë natë në skenë. Duket se reperi është me shprehjen: “Unë sjell festën, por ju sillni njerëzit në fillim”, gjë që është paksa e vështirë kur standarti i vendosur për biletat, është 3000 euro. Në fund të fundit, pavarësisht të gjithave, jetojmë ende në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213