INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jaden Smith vishet përsëri me fund, këtë herë për Louis Vuitton

Jaden Smith vishet përsëri me fund, këtë herë për Louis Vuitton

Publikuar më: 16:45 04-01-2016
Jaden Smith, djali i Will dhe Jada Pinkett Smith, është tashmë imazhi më i ri i Louis Vuitton.
Smith u fotografua nga Bruce Webber me një xhaketë lëkure dhe fund të qëndisur për koleksionin e ri të veshjeve pranverë/verë 2016, së bashku me tre modele të tjera.
 
 
Nuk është hera e parë që Jaden është veshur me fund. Në 2015, ai ishte shoqëruesi i aktores së Hunger Games, Amandla Stenberg, në mbrëmjen e saj të maturës, duke zgjedhur të veshë një xhaketë kostumi të zi sipër një fundi të bardhë.
 
Si një mbështetës i modës dhe veshjeve për të dy gjinitë, Jaden tregon qartë se ai nuk vesh rroba për femra, por rroba për të gjithë. Megjithatë dikush t’i thotë Jaden-it se një fund ngelet një fund.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038368701934814