INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditëve të ngrohta i erdhi fundi! Priten reshje intensive dhe përmbytje në këto zona...

Ditëve të ngrohta i erdhi fundi! Priten reshje intensive dhe përmbytje në këto zona...

Publikuar më: 14:11 19-11-2018

Ditëve të ngrohta duket se i erdhi fundi. Sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive, në shumicën e qarqeve të vendit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në qarqet si Vlora dhe Gjirokastra priten reshje shumë intensive.

Gjithashtu ka mundësi për përmbytje të lokalizuara nga përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël ose në zona urbane, kryesisht përgjatë fundit të ditës së nesërme në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 16 °C

në vendet e ulëta: 11 / 18 °C

në vendet malore: 4 / 10 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.19) dhe nesër (e martë, dt.20) era pritet të fryjë e lehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0037190914154053