INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e parë e shkollës, çfarë duhet të dini për trafikun e jo vetëm

Dita e parë e shkollës, çfarë duhet të dini për trafikun e jo vetëm

Publikuar më: 14:13 15-09-2018

Këtë të hënë në vendin tonë nis edhe viti i ri arsimor.

Dhe një nga problemet me të cilat shoqërohet dita e parë është trafiku që krijohet kryesisht në kryeqytet.Për kët arsye nga data 17 shtator, rikthehet edhe kufizimi i qarkullimit për mjetet që kryejnë furnizimin e dyqaneve në mëngjes.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pak ditë më parë theksoi se kufizimi i mjeteve të furnizimit në fashën orare 7.00-9.00 bëhet për t’i ardhur në ndihmë prindërve dhe nxënësve, që ata të mbërrijnë në kohë në shkollë.Por po ashtu edhe policia e Tiranës thotë se ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen, para, gjatë dhe pas procesit mësimor.

Në planin e masave është parashikuar edhe patrullimi herë pas here pranë shkollave, nga agjentë të policisë .Drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike Albert Dervishaj në një deklaratë për shtyp bëri të ditur masat e mëposhtme:

-Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit, lëvizjes së automjeteve në segmente rrugore pranë shkollave

- Vendosjen e sinjalistikës vertikale dhe horizontale

- Mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante që tregtojnë pije alkoolike, produkte e të skaduara apo lëndë narkotike pranë shkollave

- Shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik për nxënësit që mund të mbajnë me vete armë zjarri, armë të ftohta

- Mbajtjen e kontakteve të vazhdueshme me rojet e shkollave

- Vlerësimin e çdo informacioni që ka të bëjë me prishjen e rendit publik.

Por përtej të gjithave masave me siguri dita e parë do të jetë një makth në trafik.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098