INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Mësuesja apelon: Epidemi konsumi hashashi te gjimnazistët

KafeIN/ Mësuesja apelon: Epidemi konsumi hashashi te gjimnazistët

Publikuar më: 11:31 09-07-2018

Java nisi me KafeIN, në IN TV, ku u diskutua rreth plot temave interesante. Ndër të tjera u fol për kalimin e adoleshentëve mes të rriturve, fazë kjo delikate dhe shpesh problematike!

E ftuar në studio ishte mësuesja Eriola Basha, e cila diskutoi rreth kësaj problematike dhe u shpreh se nxënësit e grupmoshës 17-20, kanë krijuar në kokë idenë se për çdo gjë marrin vendimet vetë, ndonse mosha është delikate. Ajo tregoi për INTv se adoleshentët së shumti, pretendojnë se mendimi i tyre është gjithnjë i drejtë.

Sipas Eriolës, ajo çka shkakton më shumë polemika në lidhje me të rinjtë është fakti se ato kanë probleme me përgjegjshmërinë. E pyetur nga Flavio se çfarë përbën më shumë problem te të rinjtë , mësuesja deklaron se të rinjtë po sjellin një epidemi në përdorimin e lëndëve narkotike.

 

Article Logic
Execution time: 0.003960132598877