INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parcelë hashashi në Krujë, asgjesohen rreth 2 mijë bimë, 3 në pranga [EMRAT]

Parcelë hashashi në Krujë, asgjesohen rreth 2 mijë bimë, 3 në pranga [EMRAT]

Publikuar më: 11:44 03-06-2018

Duket se edhe këtë verë ka rinisur sërish fushata antikanabis në Shqipëri. Rreth 2080 bimë hashashi janë asgjesuar në zonën e Krujës ndërsa në pranga kanë rënë tre persona.Operacioni “Krasta 2” ka çuar në pranga 3 persona:

-Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;
-Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;
-Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Arrestimet janë bërë pas një hetimi proaktiv disa mujor, në një operacion të përbashkët midis Komisariatit të Policisë Krujë, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, Forcave Operacionale dhe FLO të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

“Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies”, sqaron policia.

Article Logic
Execution time: 0.0038270950317383