INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dilema e madhe e femrave: T’i shkruaj atij, apo jo? Bëjini më parë vetes këto pyetje!

Dilema e madhe e femrave: T’i shkruaj atij, apo jo? Bëjini më parë vetes këto pyetje!

Publikuar më: 11:41 20-01-2017

Nëse  ju i shkruani atij të parat duhet të mendoni këtë pyetje: Vërtet do e bëjë ky mesazh, atë të përpiqet për ju? Shumë çifte janë ndarë vetëm nga kokëfortësia se cili duhej të shkruante i pari. Femra, nëse jeni diku ku ndiheni vetëm dhe dëshironi t’i shkruani një mashkulli që pëlqeni mesazh, bëjini vetes këto pyetje nëse jeni në dilemë

Intv.al  ju sjell disa nga arsyetimet më të mira që mund të bëni, për t’i mbushur vetes mendjen, nëse ja vlen, apo jo:

1. Ky person është dikush që do gëzohej nëse do merrte mesazh nga ju

Nëse përgjigja është “po”, ai do gëzohej nga mesazhi juaj, mos prisni më. Shpejtoni  se më pas mund të jetë vonë.

2.  Ky mashkull  nuk merr asnjë hap për të qëndruar me ju

Ju keni frikë nga lidhja juaj me të, sepse e dalloni që ai as nuk nuk e merr mundimin t’ju kushtojë vëmendjen e duhur. Sipas intv.al ju meritoni më të mirin, prandaj mos e humbisni kohën tuaj me dikë që nuk ja vlen.

3. Nuk duhet të ju kapë paniku

Ju sapo i keni shkruar dhe nuk keni  marrë përgjigje ende. Qetësohuni, ndoshta nuk ka pasur mundësi. Femrat, i kap paniku direkt dhe humbasin vlerat në sytë e një mashkulli.

4. Selektoni

Ndoshta keni disa meshkuj që ju pëlqejnë. Bëni një selektim, ndaj tyre dhe zgjidhni atë që vërtetë do donit të dilnit.

5. Mos fantazoni

Femrat, në momentin e parë që ai nuk i kthen mesazh, fantazojnë shumë gjëra. Mos i fusni vetes siklete të kota. Prisni!

Burimi: Elite Daily

Përshtati: Anisa Bega

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883