INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Letra e 18 vjeçarit sirian drejtuar Trump do ju përlotë [VIDEO]

Letra e 18 vjeçarit sirian drejtuar Trump do ju përlotë [VIDEO]

Publikuar më: 12:04 20-01-2017

Kjo letër u shkruajt nga 18 vjeçari Abdulazez Dukhan një refugjat sirian që jeton në Greqi.

Ai e nis letrën duke ju drejtuar në emër presidentit Tump, prezantohet dhe vazhdon: “Unë jam një ndër 4 milion Sirianet që kam lënë vendin tim. Kemi lënë pas zemrat dhe njerëzit e dashur. Po e nis këtë mesazh për t’ju uruar mbi presidencën, por edhe për t’ju kujtuar sa vlejnë fjalët tuaja për të ardhmen tonë”.

Ndër të tjera i riu i kërkon presidentit amerikan të mos mbyllë kufijtë: “ I dashur president i ardhshëm, kufijtë vrasin ëndrra. Kam parë ëndrra të vdesin para trupit. Pa ëndërr personi ngelet pa shpirt. Për ata që si unë kanë ende shpresë e besim, ju lutem mos ngrini mure e kufij para syve tanë. Ndoshta sot është dita e fundit si refugjat  dhe nesër mund të jem i sigurt diku në botë. Ndoshta mund të kthehem në Siri apo të vazhdoj ëndrrën për të ardhmen. I dashur president i ardhshëm, ne shpresojmë që dikush të degjojë zërin tonë.  Shpresojmë që ti do e bësh, do na dëgjosh”.

Article Logic
Execution time: 0.0039501190185547