‘’Për’puthen’’ ka nisur me sezonin e tretë dhe publiku tashmë është njohur me konkurrentët e rinj të programit. Personazhet u shndërruan menjëherë në persona me interes për publikun, i cili do të dijë sa më shumë detaje edhe nga jeta e tyre personale.
Njëri nga ata që ka rënë në sy më së shumti që në hyrje është Edi.
Djaloshi i rritur në Zvicër ka filluar menjëherë të tërheqë vëmendje, por shumë pak e dinin se ai dikur ka qenë reper! 
Epo Edi famën e ka provuar edhe më parë.
Konkurrenti ishte pjesë e labelit të njohur “On Records” ku nisi një karrierë muzikore, e cila nuk dihet pse nuk vazhdoi.
Këtë të mërkurë, datë 15 Shtator, Edi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij një foto me ish-menaxherin e tij Met Elshanin. Si duket pas lajmeve ku u zbulua se ishte dikur reper, ai vendosi ta urojë edhe pse kishin vite pa u dëgjuar. Ai vendosi ta uronte me anë të një instastory, si më poshtë.








6 Nov 2025 





