INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diell i mjaftueshëm për plazh, mësoni sa janë temperaturat sot

Diell i mjaftueshëm për plazh, mësoni sa janë temperaturat sot

Publikuar më: 10:00 22-06-2019

Këtë të shtunë mund të shfrytëzoni diellin për plazh. Temperatura ka një rënië në krahasim më ditët e përparshme por sërish në nivelin e mjaftueshëm për plazh.

Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cila do të ifluencojë mot pjesërisht të pandrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Këtë të shtunë moti do të jetë me kthjellime përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara.

Temperaturat në bregdet janë 23/34 gradë celciues, në zonat malore 18/29°C dhe në zonat e ulëta 22/35°C.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117