INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diell dhe shi e shtrëngata?! Mos u nisni për plazh pa lexuar parashikimin e motit, do surprizoheni!

Diell dhe shi e shtrëngata?! Mos u nisni për plazh pa lexuar parashikimin e motit, do surprizoheni!

Publikuar më: 09:23 28-07-2019

Moti pritet të ndryshojë pasditen e kësaj të diele. Fillimisht shiu nis në zonat veriore dhe veriperendimore e më pas në gjithë vendin. Por më pak reshje marrin zonat jugore. Edhe nesër paradite (e hene) parashikohet mot me shi që do ndikojnë dhe në uljen e temperaturave me 5 gradë.
Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit. Duke ju afruar orëve të pasdites pritet zhvillimi i vranësirave në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjell rrebeshe shiu, herë pas-here në formë shtërngatash. Gjatë mbrëmjes pritet zhvillim i vranësirave në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugperëndimorë duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0032920837402344