INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nëse e njeh mirë qytetin tënd mund të marrësh dhurata! Ja si mund ti fitosh...[VIDEO]

Publikuar më: 15:52 14-07-2017

Është verë dhe lojërat e dhuratat janë në qëndër të vëmendjes sonë. Tashmë ka edhe një mënyrë të veçantë se si mund ta bësh këtë. Përmes mistereve të një qyteti që mund ti zbulosh falë një loje me Vodafone City. Jo vetëm dhurata, por dhe shumë argëtim dhe aventurë. Duket që në nisje si mister, por nëse ndjek me vëmendje hapat do të mund dhe ti të jesh fituesi apo heroi i lojës.
Lojën mund ta luash në 15 qytete të Shqipërisë, në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Fier, Korçë, Krujë, Kukës, Lezhë, Lushnje, Pogradec, Sarandë dhe Shkodër. Vodafon City 3, i koncpetuar nga Vodafone Albania, pas suksesit të dy edicioneve të para, është rikthyer sërish fuqishëm në një tjetër dimension, me kufij edhe më të zgjeruar në hartën e itinerarit. E kësaj shpikje, s’po i reziston dot më askush. Është fare e lehtë të njihesh me të duke shkarkuar në telefon aplikacionin Vodafone City në aparatin Google Play ose App Store, të pranosh kushtet dhe afatet, të regjistrohesh duke plotësuar të dhënat personale e më pas të përzgjedhësh qytetin ku dëshiron të luash.
Nëse arrin të gjesh 10 elementët që të cakton loja në qytetin e zgjedhur inteligjenca jote prek Red Power e do jesh fitues i njërës prej dhuratave. Për fituesit Vodafone ka rezervuar 21 mijë paketa interneti si dhe 104 aparate smartphone për lojtarët më të shpejtë, që përfundojnë nivelin e 10-të të lojës. Loja mbyllet në 31 korrik.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326