INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Si jetojnë fëmijët? Në Shqipëri njësoj si në Mongoli dhe Malajzi [VIDEO]

Publikuar më: 18:32 14-07-2017

Norvegjia dhe Sllovenia janë dy shtetet, që janë cilësuar si vendet më të mira për rritjen e fëmijëve. Ky është rezultati i raportit më të ri të Organizatës Humanitare “Save the Children” e cila bëri një renditje të 172 vendeve, për rritjen e fëmijëve duke u mbështetur në perfomancën e tyre. Raporti tregon se në cilat vende fëmijët jetojnë më mirë, e në cilat shtete jetojnë më keq.  Raporti i organizatës joqeveritare për vitin 2017 e renditi Shqipërinë në grupin e dytë të vendeve, ku disa fëmijë e humbasin fëmijërinë e tyre. Vendi ynë u vlerësua me 877 pikë për jetesën që ofron për fëmijët. Ajo që bie në sy është fakti se Shqipëria renditet si Mongolia, Argjentina, Malajzia apo Kuba, ndërkohë që vendet fqinje si Bosnje-Hercegovina, Greqia dhe Kroacia renditen në grupin e parë, vendet ku numri i fëmijëve që nuk e jeton fëmijërinë siç duhet është shumë i ulët. “Save the Children” mati vdekshmërinë nën moshën 5 vjeç, kequshqyerjen që ndalon rritjen, fëmijët që lënë shkollën, punën e fëmijëve, martesat e hershme, lindjet adoleshente, si dhe zhvendosjen nga konflikti dhe vrasjen e fëmijëve. Niger, Angola dhe Mali janë vendet më të këqija për rritjen e fëmijëve. Fëmijëria e tyre në këto vende është e rrezikuar . Niger u vlerësua me 384 pikë duke u renditur e para ndër 19 vendet ku shumica e fëmijëve, nuk e jetojnë fëmijërinë e tyre.  Ndërkohë Norvegjia dhe Sllovenia u vlerësuan me nga 985 pikë secila duke u listuar si vendet më të mira për fëmijët.

Article Logic
Execution time: 0.0037147998809814