Përballja midis Policisë së Shtetit dhe FSHF është ndezur. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF akuzoi organin e rendit, se po tregohen selektivë dhe nuk po përmbushin detyrimet ligjore për të vazhduar mbarëvajtjen e sigurisë.
Po pas këtyre akuzave të një ditë më parë, Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë, duke thënë se nuk janë të vetmit përgjegjës për situatën.
Po FSHF nuk e la me kaq sërish ju kundërpërgjigj me argumentin se nëse kjo është një betejë juridike janë gati ta sfidojnë. Po nëse është një betejë burokratike do ta injorojnë dhe nëse është një betejë për të ndihmuar futbollin janë gati të bashkëpunojnë.








5 Feb 2026 





