INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Terror'' në Kamëz/ Tifozët “zaptojnë” fushën dhe godasin gjyqtarin për një 11-metërsh! [VIDEO]

''Terror'' në Kamëz/ Tifozët “zaptojnë” fushën dhe godasin gjyqtarin për një 11-metërsh! [VIDEO]

Publikuar më: 16:52 03-03-2019

Një penallti e akorduar në minutën e fundit shtesë të takimit Kamza-laçi, në favor të skaudrës kurbinase, i ka kushtuar shtrenjtë gjyqtarit kryesor të ndeshjes Eldorjan Hamiti.

Kur dukej se Kamza po shkonte drejt fitores minimale 1-0 ndaj Laçit, portieri Avdyli bëri një faull në zonë dhe pas 11-metërshit, Laçi arriti të barazojë, duke i hequr dy pikë nga duart skuadrës vendase.

Disa tifozë të acaruar për penalltinë e dhënë nga gjyqtari zbritën në fushë duke sulmuar dhe më pas goditur arbitrin Hamiti, ndërkohë që stjuardët e paktë që ishin në stadium e kishin të vështirë të mbanin situatën nën kontroll ndërsa forcat e policisë erdhën në stadium me shumë vonesë. Tashmë Kamza pritet të marrë një dënim shembullor nga komisioni i disiplinës në FSHF, ndërkohë që qëndrimi në Superiore për Kamzën vështirësohet akoma edhe më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057