Këngëtarja Beatrix Ramosaj, një nga emrat më të përfolur në showbiz-in shqiptar kohët e fundit për shkak të lidhjes së saj me Donald Veshajn në Big Brother, sapo publikoi projektin më të ri muzikor.
Ashtu siç premtoi, Beatrixi publikoi këngën e saj të re, një bashkëpunim me DJ Geek.
“Ma shumë se ti” është titulli i këngës dhe dukshëm është për Donaldin, ish-in e saj.
“Nuk e dija që ishe aq idiot …”, “Unë të deshta, ti më përdore ..”, “Premtimet që ti i bërë kurgjo s’meti se i more …”, madje i ka thënë edhe “lamtumire”: “Kejt ca une jam e ke pas n’duar, tash zemra ime është gur që më nuk thehet kurrë.”
Me pak fjalë i gjithë teksti zbulon shumë të pathëna …. por a e ka tradhtuar vërtet Donaldi? Ashtu shprehet vetë Trixa!








14 Nov 2025 





